✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

BOMBA E AGRON DUKËS/ OPOZITA S’VJEN NË PUSHTET PA NDRYSHUAR KANDIDATIN PËR KRYEMINISTËR

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, deklaron se opozita duhet të ndryshojë formulën e saj politike nëse synon rotacionin.

Duka tha se një kandidaturë tjetër për kryeministër, përtej përplasjes Rama-Berisha, do të mund të sillte një frymë dhe sinergji të re në kampin opozitar.

Sipas tij, opozita ende nuk ka arritur të fitojë besimin e mjaftueshëm të qytetarëve për të realizuar rotacionin politik.

Duka e lidh këtë situatë edhe me mënyrën se si është konceptuar përballja politike mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, duke argumentuar se nëse kjo përplasje mbetet boshti i opozitës, situata mund të vijojë pa ndryshime thelbësore.

“Duhet ndryshuar diçka. Nëse projektohet një figurë tjetër për kryeministër, ndryshojnë edhe disa gjëra”, u shpreh Duka.

Kreu i PAA-së shtoi se një figurë e re në krye të opozitës mund të krijonte një bashkim më të gjerë mes forcave opozitare dhe një “frymë të re” politike.

“Po qe kështu është çimentuar, është bërë kjo lufta Rama-Berisha, që anatemohen nga protestuesit, do vazhdojë kjo histori”, deklaroi ai.

Deklarata e Dukës rikthen në qendër të debatit opozitar çështjen e kandidatit për kryeministër dhe mënyrën se si partitë opozitare do të garojnë përballë mazhorancës.

Advertisement