Kronike
Makina merr para 18-vjeçarin, përfundon në spital në gjendje të rëndë
Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme pranë fshatit Bulgarec në Korçë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një 18-vjeçar, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës. I riu ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sipas informacioneve paraprake, gjendja shëndetësore e 18-vjeçarit raportohet e rëndë. Ndërkohë, autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe dinamikën e aksidentit.