✦
Thinking ...
Connect with us

Kronike

Ate’ntati i dështuar në Lezhë/ Del FOTO e autorit tjetër të dyshuar

Vinçesk Piroli, Kristian Imeri dhe Elden Tarja janë tre personat e arrestuar nga Policia, të dyshuar për përgatitjen e një atentati në zonën e Lezhës.

Imeri, i njohur edhe me mbiemrin Shkambi, u arrestua më 9 tetor së bashku me Vinçesk Pirolin, 38 vjeç, dhe Elden Tarjen, 25 vjeç.

Sipas Policisë, Piroli dhe Imeri janë konstatuar duke lëvizur të armatosur dhe me skafandra në aksin e vjetër Pllanë–Lezhë. Nga hetimet paraprake dyshohet se ata po përgatiteshin të kryenin një vrasje, ndërsa Tarja dyshohet se kishte rolin e sigurimit të largimit të tyre pas ngjarjes.

Pas vëzhgimit të lëvizjeve të tyre, forcat e Policisë ndërhynë në aksin Gjadër–Barbullush, ku tre të dyshuarit po udhëtonin me një automjet tip “Volkswagen”.

Gjatë kontrollit, efektivët sekuestruan tri pistoleta, municione, automjetin dhe një motor që rezultonte i vjedhur në Suedi.

Hetimet për një atentat të mundshëm me pagesë

Hetuesit po shqyrtojnë dyshimet se atentati mund të jetë porositur kundrejt pagesës. Deri më tani, identiteti i personit që dyshohet se ishte objektiv i sulmit nuk është bërë publik.

Paralelisht, autoritetet po verifikojnë nëse të arrestuarit mund të kenë lidhje me ngjarje të tjera kriminale, përfshirë vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë.

Megjithatë, këto lidhje mbeten në fazën e verifikimit dhe nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht qëllimin e dyshuar të të arrestuarve, motivet dhe personat që mund të qëndrojnë pas ngjarjes.

Advertisement