✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Ndizet protesta e studentëve, shkulin kangjellat dhe pllakat e trotuareve, godasin xhamat e Ministrisë

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione dhe përplasje, ndërsa tubimi nisi rreth orës 14:00. Sipas pamjeve të transmetuara, disa prej protestuesve kanë shkulur kangjellat e rrethimit të rrugës dhe pllakat e trotuarit, duke i përdorur për të goditur xhamat e godinës së ministrisë.

Në pamjet e publikuara shihen disa të rinj duke hedhur sende në drejtim të godinës, ndërsa pjesa tjetër e protestuesve dëgjohet duke thirrur në kor “Dorëheqje!”.

Protesta, e thirrur nga studentët dhe të rinjtë, synon të kundërshtojë problematikat që, sipas organizatorëve, vijojnë të mbeten të pazgjidhura dhe mungesën e reagimit nga institucionet. Zhvillimi i tubimit ka kaluar nga thirrjet për ndryshim në veprime që kanë shkaktuar dëmtime në godinën e Ministrisë së Arsimit.

i i

Advertisement