Aktualitet
Parti Socialiste 2026, partia që inatet e të gjallëve ja u nxjerr të vdekurve!
Nga Arbër Hitaj
Parti Socialiste 2026, partia që inatet e të gjallëve ja u nxjerr të vdekurve!
Dikur Shqipëria ka patur këshilla me burra, që merrnin vendime historike!
Vijmë në kohët e sotme!
U habita që ditën e protestës kundër mbylljes së 15 bashkive (përveç Memaliajt), nuk erdhën as 100 veta nga të 14 bashkitë e tjera. Sot e mora vesh arsyen!
Këshillat bashkiake qenkan të mbushura me lepuj, janë këshillat e lepujve.
Ku e kuptova këtë?!
Me porosi të Mirela Kumbaros, për shembull, Këshilli Bashkiak i Libohovës rrëzoi kërkesën për shpalljen “Qytetar Nderi” të njërit nga stërgjyshët e mi, Baftjar Ruli (i ndarë nga jeta në vitin 1997).
Edhe pse ai ishte kryetari më jetëgjatë dhe gjatë periudhës së tij qyteti pësoi ndryshime shumë të thella e të rëndësishme, kërkesa u rrëzua. Një familje që ka dhënë një kontribut të madh në të gjithë zonën dhe kurrë nuk ka pasur namin si hajdute, ndryshe nga kjo ministrja më jetëgjatë në qeveri.
Argumenti i përdorur jo ligjërisht ishte se: unë kam kritikuar Mirela Kumbaron dhe qeverinë!
Të merresh me të vdekurin, për inate me të gjallët, kështu është katandisur PS!
Kjo gjë nuk më shqetëson fare, thjesht tregon se disa bashki dhe këshilla bashkiakë janë mbushur me lepuj të racës: Asim Banushaj, Behare Shehu, Elisabeta Kokoshi, Emin Beqari, Arjana Çomo, Xhemile Muslimi, Albion Bilibashi dhe Kujtim Mushi. Shikoni se si i tredh partia, edhe pse bashkia u shkri, nuk guxojnë të bëjnë diçka pa porosi, me poture plot! Nuk guxojnë të ngrenë as zërin për qytetin e tyre!
Kjo dëshmon se ky regjim me pashallarë të zinj duhet shkatërruar në themel. Sa për Mirela Kumbaron, studentët po e tregojnë çdo ditë se vlera e saj është më e pakët se ajo e një veze të prishur.