✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Gjashtë efektivë të plagosur në Durrës, Ministrja e Shëndetësisë i viziton në spital

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka shkuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka vizituar nëndrejtorin e Policisë së Durrësit dhe pesë efektivë të Policisë së Shtetit, të cilët mbetën të plagosur gjatë protestës së zhvilluar në qytet. Fatmirësisht, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Ministrja Spahiu ka shprehur mirënjohjen dhe mbështetjen e saj të plotë për mjekët, infermierët, ekipet e urgjencës dhe çdo punonjësi shëndetësor në të gjithë Shqipërinë, të cilët po përballojnë me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi situatën e krijuar, duke garantuar kujdesin e nevojshëm për çdo person të lënduar.

Gjithashtu Spahiu u bën thirrje prindërve, pedagogëve dhe mësuesve që të kujdesen së bashku për fëmijët dhe të rinjtë.

“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen dhe mbështetjen time të plotë për mjekët, infermierët, ekipet e urgjencës dhe çdo punonjës shëndetësor në të gjithë Shqipërinë, të cilët po përballojnë me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi situatën e krijuar, duke garantuar kujdesin e nevojshëm për çdo person të lënduar.

Një thirrje për prindërit, mësuesit dhe pedagogët: të kujdesemi së bashku për fëmijët dhe të rinjtë tanë, t’i ndërgjegjësojmë dhe t’i mbrojmë nga përfshirja në akte dhune që mund të rrezikojnë jetën dhe të ardhmen e tyre.

Të dashur të nxënës dhe studentë, protesta paqësore është e drejta juaj legjitime, por dhuna nuk është zgjidhje dhe nuk mund të justifikohet nga asnjë kauzë

Askush nuk duhet të rrezikojë jetën apo shëndetin për shkak të dhunës. Respekti për jetën, sigurinë dhe dinjitetin e çdo qytetari duhet të qëndrojë mbi gjithçka”, është shprehur ministrja e Shëndetësisë.

Advertisement