✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Protestuesit e maskuar sulmojnë konviktet në Tiranë me gurë e leva hekuri, futen brenda godinave

Protesta e dhunshme që po zhvillohet prej 3 ditësh në Tiranë ka marrë përmasa të frikshme.

Protestuesit kanë sulmuar mbrëmjen e sotme me gurë dhe leva hekuri edhe konviktet në Qytetin Studenti, brenda të cilit ndodhen studentë.

Nga pamjet e siguruara nga mediat duket se situata brenda konvikteve është kaotike, ku studentët janë të trembur dhe të pambrojtur përballë agresionit.

‘Në Qytetin Studenti në Konvikte po i thyejnë të gjitha, kemi shumë frikë’- thotë një prej studenteve.

Gjatë këtyre tre ditëve protestë, protestuesit e dhunshëm e të maskuar kanë plaçkitur e djegur institucionet, bankat, bizneset private dhe kanë sulmuar brutalisht efektivët e Policisë.

Advertisement