✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Përplasja mes policisë dhe studentëve/ Reagon Ambasada e Izraelit: Prej sot do të jemi të mbyllur

Ambasada e Izraelit në Tiranë ka njoftuar mbylljen e përkohshme të aktivitetit të saj, për shkak të zhvillimeve të fundit në kryeqytet. Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të ambasadës, nuk është përcaktuar një datë për rihapjen e institucionit, e cila do të varet nga ecuria e situatës.

Në njoftimin e saj, ambasada bën të ditur se për çështjet urgjente konsullore, qytetarët duhet të kontaktojnë përmes numrit celular të emergjencës.

“Për shkak të zhvillimeve të fundit, Ambasada e Izraelit në Tiranë është aktualisht e mbyllur. Rihapja e Ambasadës do të varet nga mënyra se si do të zhvillohet situata. Për çështje urgjente konsullore, ju lutemi kontaktoni numrin celular të emergjencës të Ambasadës. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe do të ofrojmë përditësime të mëtejshme sipas nevojës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Vendimi vjen në një kohë kur në Tiranë vijojnë protestat e studentëve dhe gjimnazistëve, të shoqëruara edhe me tensione e përplasje. Ambasada nuk ka dhënë një afat konkret për rifillimin e punës, duke bërë të ditur se do të informojë për çdo zhvillim të mëtejshëm.

 

Advertisement