Aktualitet
Pasi i vunë flakën Ministrisë së Ekonomisë, protestuesit zhvendosen drejt Kryeministrisë
Protestuesit janë larguar nga zona përpara Ministrisë së Arsimit dhe kanë vijuar marshimin drejt bulevardit, ku situata është shoqëruar me një tjetër incident. Gjatë lëvizjes, protestuesit i kanë vënë flakën njërës prej dyerve të Ministrisë së Ekonomisë.
Pas këtij episodi, turma është zhvendosur drejt Kryeministrisë, ku forcat e policisë kanë marrë masa për të penguar afrimin e protestuesve pranë godinës së qeverisë.
Efektivët e forcave Shqiponja dhe ata të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë krijuar një kordon policor për të bllokuar avancimin e turmës drejt Kryeministrisë.
Zhvillimet vijnë në një tjetër moment tensioni gjatë protestës në kryeqytet, ku marshimi nga një institucion shtetëror te tjetri është shoqëruar me akte dhune dhe ndërhyrje të forcave të rendit.