✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Digjet pika e “One Albania” në Myslym Shyri, situata e tensionuar në Tiranë

Një pikë e kompanisë “One Albania” në rrugën Myslym Shyri në Tiranë raportohet se është përfshirë nga flakët gjatë zhvillimeve të sotme në kryeqytet.

Ngjarja vjen në një ditë të shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë në disa zona të Tiranës.

Deri në këto momente, nuk ka informacion të konfirmuar mbi shkaqet e zjarrit, dëmet materiale apo nëse ka persona të lënduar.

Pritet që në vijim të ketë më shumë detaje mbi rrethanat e incidentit dhe ndërhyrjen e shërbimeve të emergjencës.

Advertisement