✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Nga Ministria e Arsimit te Kryeministria, protestuesit paqësisht vijojnë marshimin

Protestuesit janë larguar nga ambientet e Ministrisë së Arsimit, ku qëndruan për rreth një orë, dhe janë nisur drejt Kryeministrisë, në vijim të protestës kundër qeverisë.

Ndryshe nga ditët e mëparshme, marshimi i sotëm është zhvilluar në mënyrë paqësore. Deri në orën 14:36 nuk janë raportuar përplasje me policinë, hedhje gurësh apo molotovësh dhe as përdorim i ujit apo gazit lotsjellës.

Të rinjtë dhe qytetarë të tjerë kanë shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisë përmes thirrjeve kundër saj, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protestuesit pritet të vijojnë tubimin përpara Kryeministrisë.

Advertisement