Aktualitet
RENEA rrethon perimetrin e Kryeministrisë/ Protesta përshkallëzohet
Forcat speciale RENEA janë vendosur në perimetrin e Kryeministrisë, pas përshkallëzimit të situatës gjatë protestës në Tiranë.
Ndërhyrja e policisë me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë ka sjellë ndryshime në situatën pranë godinës së qeverisë. Protestuesit janë shpërndarë në disa drejtime, ndërsa tensionet vijojnë në kryeqytet.
Prania e forcave speciale në perimetrin e Kryeministrisë vjen pas përplasjeve të shënuara më herët mes protestuesve dhe policisë, ndërsa zhvillimet në terren mbeten dinamike.