Aktualitet
Përplasje të forta pranë piramidës/ Protesta shënon tjetër incident
Përplasje të forta janë regjistruar pranë Piramidës në Tiranë, ku një grup të rinjsh ka hedhur gurë dhe fishekzjarrë në drejtim të efektivëve të Policisë.
Incidenti vjen në një ditë të shoqëruar me tensione dhe episode dhune në disa zona të kryeqytetit, ndërsa protestuesit janë zhvendosur pranë institucioneve të ndryshme shtetërore.
Më herët, gjatë protestës janë djegur kosha mbeturinash, janë hedhur mjete piroteknike dhe janë shënuar përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Efektivët kanë ndërhyrë për të menaxhuar situatën, ndërsa tensionet vijojnë në disa pika të Tiranës.