✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Djegie e shkallës së parë/ Gazetari Klevin Muka lëndohet gjatë protestës

𝐃𝐄𝐊𝐋𝐀𝐑𝐀𝐓𝐄̈

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë shpreh solidaritetin me gazetarin Klevin Muka i TV News 24, i cili pësoi acarim të dukshëm të lëkurës në trup, me tipare të një djegieje të shkallës së parë, pasi u lag nga uji i lëshuar prej autobotit të Policisë, teksa po raportonte mbi protestën e ditës së sotme në Tiranë.

Është skandaloze që gazetarët të lëndohen teksa informojnë publikun. Kjo është një situatë që vazhdon të përsëritet. Kërkojmë nga Policia e Shtetit një shpjegim zyrtar dhe transparencë të plotë mbi përbërjen e lëndës së hedhur nga autoboti, si dhe të gazit lotsjellës, përdorimi i të cilave, po raportohet se po shkakton simptoma lëndimi tek punonjësit e medias dhe protestuesit.

I urojmë kolegut Klevin Muka shërim të shpejtë dhe shprehim mbështetjen për të gjithë gazetarët që prej 12 ditësh raportojnë në kushte të vështira, duke u ekspozuar në mënyrë të përsëritur ndaj gazit lotsjellës dhe mjeteve të tjera të përdorura nga policia.

Transparenca e Policisë së Shteti është detyrim, jo zgjedhje. Cenimi i sigurisë së medias cenon të drejtën e publikut për t’u informuar.

Advertisement