✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

FLAKË PRANË SELISË SË PS/ POLICIA BLINDON GODINËN

Zjarre janë raportuar pranë godinës së Partisë Socialiste, pas hedhjes së bombave molotov nga protestuesit, ndërsa policia ka marrë në mbrojtje selinë e partisë.

Efektivët janë pozicionuar pranë Teatrit të Kukullave, duke ruajtur perimetrin e godinës. Ndërkohë, protestuesit vijojnë të qëndrojnë në sheshin “Skënderbej”, nga ku nuk janë larguar gjatë zhvillimeve të fundit.

Protesta e kësaj të shtune, 24 tetor, është shoqëruar me përplasje të forta mes protestuesve dhe forcave të policisë, si dhe me përdorimin e molotovëve dhe mjeteve të tjera piroteknike. Situata në kryeqytet mbetet e tensionuar.

Advertisement