Aktualitet
“Berisha, mos më leh si qeni pas gardhit”/ Studentët dhe demokratët përplasen
Debate janë zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit, pas mbërritjes së mbështetësve të Partisë Demokratike në protestën e studentëve. Prania e demokratëve dhe mbështetja politike për tubimin kanë shkaktuar përplasje verbale mes disa prej pjesëmarrësve.
Gjatë një debati, një protestues ka vënë në pikëpyetje rolin e Sali Berishës në protestën studentore, duke pyetur një prej protestuesve se çfarë funksioni kishte kreu i PD-së në këtë tubim.
Protestuesja është përgjigjur se prej 150 ditësh ndodhet në shesh dhe se Berisha po i mbështet studentët, ashtu siç edhe ajo mbështet kauzën e tyre.
Por kundërshtimet nuk kanë përfunduar këtu. Një tjetër protestues ka reaguar ashpër ndaj përfshirjes së Berishës, duke e akuzuar atë se po përdor mbështetësit e tij për të ndërhyrë në protestën e të rinjve dhe për të cenuar karakterin e saj.