✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

HIPOKRIZIA E BASHKIMIT/ BUSHATI: DEL FLAMURI DHE SHAN ME LIBER SHTEPIE AKTIVISTET

Analisti Andi Bushati, replikoi me deputetin e PD-së, Belind Këlliçi lidhur me sulmin që PD u bën aktivistëve të protestës së flamingove, edhe pse nga ana tjetër bën sikur kërkon bashkëpunim me të gjithë për të rrëzuar Edi Ramën.

Pjesë nga debati

Këlliçi: PD-ja në 9 maj do të jetë në zgjedhje lokale. Zoti Berisha dhe çdo zyrtar i PD-së, në çdo hapësirë publike, flasin për nevojën akute për t’u bashkuar i gjithë spektri opozitar.

Bushati: E pavërtetë.

Këlliçi: Ku e pavërtetë?

Bushati: Po lexoja se dy nga njerëzit e protestës, Sidorela Vatnikaj dhe Edison Lika, numri dy i partisë tuaj (Flamur Noka) i ka marrë me libër shtëpie. Ne i kemi patur edhe në studio dhe ishin kritikë të Ramës dhe kanë ngrënë burgje dhe pranga, ndërsa numri dy i juaj ju gjen para 10 vjetësh që kanë pasur lidhje me një fondacion që financohej nga Sorosi dhe i keni shpallur sorosistë. Është më mirë Dritani që thotë se ata nuk bëjnë.

Hila: Kam thënë edhe që PD-ja nuk duhet t’i lërë të marrin komandën grupet minoritare.

Bushati: PD-ja është në të drejtën e vet t’u shpallë luftë frontale, por jo të thotë se është me ta dhe njëkohësisht t’i sulmojë.

Këlliçi: Edisoni dhe Sidorela kanë qenë më aktivët. Por unë këtë postim të Flamurit nuk e kam parë. Me gjithë respektin për ata, unë nuk i kam sulmuar kurrë. Në çdo deklaratë timen kam shprehur mbështetjen time. Që PD-ja sot i bën thirrje çdo force politike, ky është fakt.

Advertisement