Kosova
“Përshëndetja më e bukur”, momenti i Krasniqit që emocionoi djalin e Thaçit
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është kthyer drejt Hagës pas përfundimit të vizitës katërditore në Kosovë, e cila u lejua nga Dhomat e Specializuara për arsye humanitare.
Gjatë qëndrimit në vendlindje, vizita e Krasniqit tërhoqi vëmendje edhe përmes një fotografie të publikuar nga Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi. Krahas imazhit, ai shkroi: “Përshëndetja më e bukur që na e bëri sot”, duke shoqëruar kështu me emocion një nga momentet e vizitës.
Ndërkohë, Hashim Thaçi është dënuar së fundmi edhe me 17 muaj burgim shtesë, që i bashkohen dënimit prej 25 vitesh të dhënë më parë.
Pas katër ditësh në Kosovë, Krasniqi është nisur sot, pas orës 12:00, drejt Hagës, ku vijon të mbahet në paraburgim në kuadër të procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara.
