✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

S’KA LETRA TE SHKRUARA/ RAMA: GJOBAT TE E-ALBANIA

Kryeministri Edi Rama në aktivitetin e prezantimit të Sistemit Unik të Gjobave, përmes të cilit çdo kundravajtje do të shoqërohet me një numër identifikimi dhe bazë të qartë ligjore, duke mundësuar gjurmueshmërinë e çdo akti.

“Besoj që është një tjetër stacion i rëndësishëm në rrugën e transformimit dhe modernizimit të adminstratës dhe marrëdhënieve të shtetit shqiptar me qytetarin. Mbyllet një traditë e gjatë e gjobave të vendosura mbi copa letre, të shkruara edhe në mënyrë të palexueshme. Tani të gjitha institucionet mund të hyjnë në një epokë të re të vendosjes së gjobës nëpërmjet mjeteve të teknologjisë dixhitale gjë që sjell njoftimin e menjëhershëm të qytetarit përmes platformës E-Albania. Të gjitha gjobat mblidhen në një bazë të dhënash dhe çdo qytetari i jepet mundësia të kontrollojë te mesazhet e tij gjobat që ka.

Do të bëhet shumë më e lehtë që gjobat të paguhen drejtpërdrejtë nga telefoni dhe të apelohen po ashtu në mënyrë të drejtpërdrejte. Nuk ka më proces gjobitje pa gjurmueshmëri, garantohet një numër unik, bazë ligjore e qartë për të gjithë dhe identifikohen të gjithë punonjësit që vendosin gjobat gjë që jep mundësi për drejtuesit e institucioneve, të shohin si në një hartë të gjitha proceset dhe sjelljet e burimeve të tyre njerëzore.
“Hapi tjetër është krijimi i regjistrit kombëtar të gjobave, që praktikisht përmbyll një proces jo të lehtë për hir të së vërtetës, se ka qenë një punë e gjatë për të ardhur deri këtu, dua të shtoj se së shpejti do të nisë edhe zbatimi i atij projektit që kemi bërë publik, për pajisjen e të gjithë punonjësve të policisë dhe inspektorëve të terrenit me kamera trupi, që do të jenë aktive gjatë gjithë kohës dhe do jenë pjesë e sistemit të Inteligjencës Artificiale që kemi ndërtuar në qendrën e madhe të monitorimit. Kjo do të bëjë që në kohë reale, sipas kodeve të përcaktuara të ndiqet aktiviteti i çdo inspektori në terren, të shihet vija e sjelljes e çdo punonjësi të policisë dhe të vlerësohen në kohë reale edhe situatat kur është nevoja për mbështetje e ndihmë.

LAJMI NE PERDITESIM

Ditën e sotme mazhoranca qeverisëse ka prezantuar sistemi unik “e-Gjoba”, një platformë e re që synon të unifikojë administrimin, dokumentimin dhe ndjekjen e gjobave administrative të vendosura nga institucionet shtetërore.

Kreu i Inspektoratit të Përgjithshëm, Dashnor Sula, e cilësoi këtë sistem si një hap të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës dhe përgjegjshmërisë në administratën publike.

Sipas tij, përmes kësaj platforme do të mundësohet gjurmimi i çdo procedure administrative, dokumentimi i vendimeve dhe ndjekja e detyrimeve deri në ekzekutimin e gjobave.

Gjatë prezantimit, Sula theksoi se sistemi do t’u japë qytetarëve dhe bizneseve informacion më të qartë për arsyet e gjobitjes, institucionin që e ka vendosur atë, mënyrën e pagesës dhe mundësinë e kundërshtimit.

“Prezantimi i sistemit e-gjoba, shënon një hap të rëndësishëm në mënyrën si institucionet shtetërore administrojnë dhe ndjekin gjobat administrative. Ai na bashkon rreth një përgjegjësi konkrete, çdo vendim të dokumentohet saktë, çdo procedurë të jetë e gjurmueshme dhe çdo detyrim të ndiqet deri në ekzekutimin e tij. Pas çdo gjobe qëndron një institucion përgjegjës dhe një qytetar dhe biznes që duhet të ketë informacion të qartë. Qytetari duhet të dijë për çfarë është gjobitur, nga cili institucion, si mund ta paguajë gjobën apo kundërshtoi gjobën dhe në çfarë fazë ndodhet shqyrtim”, deklaroi Sula.

Ai bëri të ditur gjithashtu se Inspektorati i Përgjithshëm do të ketë rolin e administratorit të platformës dhe do të koordinojë bashkëpunimin mes institucioneve shtetërore që do ta përdorin atë.

“Inspektorati i Përgjithshëm në cilësinë administratorit të sistemit do të jetë pika e bashkërendimit të këtij procesi. Angazhimi ynë është të ndjekim përdorimin e regjistrit, të bashkëpunojmë me institucionet dhe të përdorim informacionin e administruar për një pasqyrë më të qartë të ecurisë së gjobave”, u shpreh ndër të tjera kreu i Inspektoratit të Përgjithshëm.

 

Advertisement