✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Balla flet pas largimit të Spiropalit nga grupi i PS-së: Më vjen keq që…

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar vendimin për largimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar i PS-së, duke deklaruar se procedura është ndjekur në përputhje me statutin dhe rregulloren e brendshme të partisë.

Para gazetarëve, Balla tha se vendimmarrja është e parashikuar në rregullat e organizimit të grupit socialist, duke iu referuar edhe praktikave të grupit parlamentar socialist në Bashkimin Europian.

“Ky është një vendim i cili është fjalë për fjalë sipas statutit dhe rregullores. Kjo ndodh edhe në grupin socialist parlamentar në BE. Nëse doni, ua vë në dispozicion rregulloren. Mund ta lexoni”, deklaroi Balla.

Ai u shpreh se i vjen keq që është arritur në këtë pikë, duke kujtuar se Spiropali ka qenë pjesë e grupit parlamentar socialist për nëntë vite.

“Pas nëntë vitesh në grupin parlamentar, më vjen keq që shkojmë në këtë vendimmarrje”, përfundoi Balla.

Advertisement