✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Propozimi i fortë i Altin Dumanit/ SPAK kërkon që Veliaj të gjykohet me videokonferencë

SPAK ka propozuar që procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të zhvillohet përmes videokonferencës, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe pamundësisë për t’u paraqitur fizikisht në sallën e gjyqit.

Propozimi është bërë nga prokurori Altin Dumani, ndërsa avokati i Veliajt ka shprehur dakordësinë paraprake, por ka kërkuar kohë për t’u konsultuar me klientin e tij përpara se të japë një përgjigje përfundimtare.

Për këtë arsye, seanca e parashikuar për sot është shtyrë. Gjykimi pritet të vijojë më 15 dhjetor, kur palët do të kenë mundësi të diskutojnë më tej mënyrën e zhvillimit të procesit.

Vendimi përfundimtar nëse Veliaj do të marrë pjesë në seancat gjyqësore përmes lidhjes online pritet të përcaktohet në vijim të procesit.

Advertisement