✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Koçeku paralajmëron zhvillime në PS: Ka deputetë që po mendojnë largimin

Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku ka deklaruar se brenda grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka deputetë që janë të pakënaqur me situatën aktuale dhe që po mendojnë largimin nga radhët e mazhorancës.

E pyetur nëse kryeministri Edi Rama vijon të ketë nën kontroll të gjithë deputetët socialistë, Koçeku tha se pakënaqësitë ekzistojnë, por theksoi se ato duhet të shoqërohen me vendime konkrete për të pasur peshë politike.

“Ka deputetë që mendojnë largimin dhe kanë pakënaqësi brenda vetes, por nëse kjo nuk përkthehet në një veprim të mirëfilltë politik, nuk ka vlerë”, u shpreh deputetja.

Teksa ka komentuar përplasjet e bëra publike brenda Partisë Socialiste, Koçeku shprehu bindjen se pakënaqësitë në radhët e mazhorancës duhet të pasohen nga veprime politike.

Ajo tha se shpreson të ketë shkëputje të tjera nga grupi parlamentar socialist, duke e konsideruar një zhvillim të tillë si mbështetje për protestat qytetare që vijojnë prej muajsh kundër qeverisë Rama.

overlay-clever“Shpresoj që të ketë shkëputje dhe kjo është gjëja më e mirë për të përkrahur protestën dhe për t’i hapur rrugë një procesi demokratik”, deklaroi Koçeku.
Deputetja nuk zbuloi emrat e socialistëve që, sipas saj, po mendojnë largimin nga PS, por theksoi se pakënaqësitë e shprehura privatisht nuk mjaftojnë nëse nuk konkretizohen në vendime politike.
Advertisement