Kronike
Aksident i rëndë në Berat, makina përfundon në kanal; humb jetën 67-vjeçari
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Samaticë, në bashkinë Dimal të Beratit.
Viktimë ka mbetur 67-vjeçari Zenun Zeka, banor i këtij fshati, i cili, sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit.
Për pasojë, makina ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në një kanal anësor, duke i marrë jetën drejtuesit të saj.
Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila ka transportuar trupin e pajetë të 67-vjeçarit drejt morgut të Spitalit Rajonal të Beratit.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se shpejtësia e automjetit dhe mungesa e ndriçimit në këtë segment rrugor mund të kenë ndikuar në humbjen e kontrollit të makinës.