✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

PS e përjashtoi nga grupi, Kuvendi e ul Elisa Spiropalin në fund të sallës

Pas përjashtimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, Elisa Spiropalit i është ndryshuar edhe vendi në sallën e Kuvendit. Deputetja është zhvendosur në rreshtin e fundit, në krahun ku ulen deputetët e opozitës, ndërsa pranë saj janë vendosur edhe disa deputetë socialistë.

Spiropali ende nuk ka mbërritur në Kuvend, ndërsa ndryshimi i vendit vjen pas vendimit të marrë më 24 nëntor për përjashtimin e saj nga grupi parlamentar i PS-së.

Vendimi u mor gjatë një mbledhjeje me dyer të mbyllura dhe u bë publik nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Ky i fundit deklaroi se përjashtimi ishte kryer në përputhje me rregulloren e brendshme të grupit.

Balla tha se dokumentacioni përkatës do t’i përcillej Kuvendit për të formalizuar vendimmarrjen. Ai shprehu gjithashtu keqardhjen që, pas nëntë vitesh, grupi parlamentar socialist kishte arritur në një vendim të tillë.

Advertisement