✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Fraksioni i dosjes Veliaj/ Biznesmeni Elman Abule dënohet me burg për pastrim parash…

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për një fraksion të dosjes “Veliaj”, i cili u shqyrtua me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Biznesmeni Elman Abule është dënuar me 7 vite burg për pastrim parash, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij është ulur në 4 vite e 8 muaj burg.

Sipas SPAK, përmes kompanisë “Rametal”, në pronësi të Abules, janë qarkulluar para drejt subjekteve të lidhura me Ajola Xoxën. Edhe shoqëria “Rametal” SHPK është dënuar, me një gjobë prej 18 milionë lekësh, e cila pas reduktimit për shkak të gjykimit të shkurtuar zbret në 12 milionë lekë. Pagesa duhet të kryhet brenda gjashtë muajve.

Në të njëjtën çështje, GJKKO ka shpallur të pafajshëm biznesmenin Fatmir Bektashi dhe shoqërinë “Kontakt” SHPK.

Ky fraksion i dosjes së SPAK ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, përfshinte tetë persona dhe tri shoqëri tregtare. Çështja ishte ndarë për t’u gjykuar veçmas me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Për të pandehurit e tjerë, gjykata ka dhënë këto vendime:

 

 

Ina Goxhaj është dënuar me 7 vite burg, dënim i cili me gjykim të shkurtuar është ulur në 4 vite e 8 muaj. Ajo do ta vuajë dënimin me 5 vite shërbim prove.

Frosina Bollo është dënuar me 1 vit burg, i cili me gjykim të shkurtuar është ulur në 8 muaj. Dënimi është zëvendësuar me 16 muaj shërbim prove.

Adela Kondakçiu është dënuar me 7 vite burg, të ulura në 4 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ajo është përjashtuar nga vuajtja e dënimit.

Fation Baçi është dënuar me 5 vite burg, të ulura në 3 vite e 4 muaj. Ai do ta vuajë dënimin me 4 vite shërbim prove.

Klotilda Bushka është dënuar me 300 mijë lekë gjobë, shumë e cila me gjykim të shkurtuar është ulur në 200 mijë lekë.

Edhe për subjektet e tjera të përfshira në proces janë dhënë vendime me gjoba.

Shoqëria “Rametal” është dënuar me 18 milionë lekë gjobë, të ulura në 12 milionë lekë, ndërsa organizata jofitimprurëse “Frobulos” është dënuar me 500 mijë lekë gjobë, të ulura në 333 mijë lekë.

Advertisement