✦
Thinking ...
Connect with us

Kronike

E rëndë/ 21-vjeçari gjendet i pajetë në poligon, detajet e para

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Shijak, ku një 21-vjeçar ka humbur jetën në rrethana që po hetohen nga policia.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50, në një poligon, ku i riu me inicialet S. K., banues në Shijak, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët nën drejtimin e Prokurorisë po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Advertisement