Connect with us

Pinknews

Katër vite lidhje me Çiljeta Xhilagën, Alban Hoxha rrëfen intimitetet e bashkëjetesës, “Nuk bëj zhurmë kur…”

Pas katër vitesh histori të komentuar nga mediat, portieri i Partizanit dhe i Kombëtares shqiptare, Alban Hoxha, ka folur për herë të parë për raportin intim që ka me këngëtaren Çiljeta Xhilaga.

Si gjithmonë i rezervuar për këtë marrëdhënie, Albani më në fund ka thyer heshtjen teksa ishte i ftuar në ‘Wake Up’.

Pyetjeve se pse janë treguar të mbyllur karshi publikut në lidhje me jetën e tyre private dhe planet e së ardhmes në çift, Albani iu përgjigj: “Kjo është një zgjedhje që nuk duam të bëjmë publike, janë gjëra personale. Kështu që nuk kemi çfarë ndajmë me publikun”.

Ndërsa tentativës së moderatorëve për të zbuluar më shumë detaje nga bashkëjetesa e tyre në një shtëpi, Albani iu përgjigj: “Unë u zgjova i pari sot. Stërvitjen e kam herët në mëngjes, kështu që duhet të çohem herët, përveç asaj pjesës që nuk mund të ngrihesh në minutën e fundit dhe të shkosh në stërvitje”.

I pyetur nëse është mashkulli që i përgatit kafen e mëngjesit partneres, portieri tha: “Jo jo, deri te kafja jo. Unë çohem pi kafen te lagjja, nuk bëj zhurmë kur çohem herët, që të mos e bezdis!”.

Burime pranë çiftit kanë treguar se ata po planifikojnë martesë dhe fëmijë, një plan që po e mbajnë sekret për shkak se janë supersticiozë.

Kujtojmë që një vit më parë mediat publikuan fotot e saj në ambientet e Gjykatës, ku shkoi për të mbështetur Albanin pas arrestimit për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Lidhja e tyre ka pasur ulje-ngritjet e veta, për shkak edhe të ndonjë fotoje të Albanit në club, por që nga vetë këngëtarja ka qenë shumë zhurmë për asgjë.

Historia e Çiljeta Xhilagës me Alban Hoxhën nuk është një lidhje e zakonshme, duke qenë se ata kanë bashkëjetuar duke vendosur ta njohin njëri-tjetrin kështu.

Gjatë një interviste tri vite më parë, futbollisti Hoxha u ngacmua edhe për lidhjen me Xhilagën. Ishte viti 2016 kur çifti jo vetëm që komentonin hapur njëri-tjetrin në fotot që postonin në rrjetet sociale, por Çiljeta prej kohësh i ndiqte nga afër ndeshjet e Partizanit dhe bënte tifo për Albanin.

Por pavarësisht faktit se Çiljeta i bëri një deklaratë publike duke e komentuar “Dashuria ime”, kur moderatorët i përmendën Çiljetën, Albani nisi të qeshte duke anashkaluar pyetjen me përgjigjen: “Më pëlqejnë shumë këngët e Çiljetës!”.

I pyetur nga Eno Popi dhe Isli Islami nëse Çiljeta do të ishte apo jo në tribunën e stadiumit “Elbasan Arena” për ta ndjekur në derbin Partizani-Tirana, Hoxha dha një përgjigje që nënkuptonte diçka më shumë, ndërsa u shpreh: “Sigurisht që do të jetë! Ajo ka qenë edhe në ndeshje me më pak vlerë; në një sfidë si kjo e derbit do të jetë patjetër. Ajo është tifozja ime më e zjarrtë!”.

Kujtojmë që Albani asnjëherë nuk ka folur hapur për lidhjen me Çiljetën, për faktin se nuk donte të komentohej për lidhjen më shumë sesa për futbollin.

Nga ana tjetër, vitet e fundit këngëtarja Çiljeta Xhilaga ishte në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe publikut, për shkak të lidhjes së saj me futbollistin Alban Hoxha.

Marrëdhënien e tyre u tha se e zyrtarizuan në vjeshtën e 2018-ës, pikërisht në momentin kur të gjithë mendonin se këngëtarja ishte në një lidhje të komplikuar me të dashurin e saj.

Këngëtarja tregoi për të gjithë unazën me gur të madh që mban në gisht, një dhuratë kjo që u tha se ishte e Albanit. Në “Instastory”, Xhilaga postoi foton e duarve të saj dhe Albanit të kapura bashkë, në momentin e zyrtarizimit pa bujë të lidhjes së tyre me fejesë.

E sigurisht që vëmendjen e tërhoi unaza shkëlqyese, gjë që tregonte se marrëdhëniet mes çiftit ishin bërë realisht serioze, pavarësisht faktit se as njëri dhe as tjetri nuk e kishin rrëfyer asgjë publikisht deri në atë moment.

Para disa muajsh Çiljeta zbuloi gjatë një interviste planet për martesë, ku nuk hezitoi ta shprehte hapur çfarë ëndërronte të realizonte në të ardhmen.

Madje, ajo tregoi se dëshironte shumë një ceremoni martesore buzë detit me njeriun e zemrës. Portieri i Partizanit e prezantoi Çiljetën si të dashurën e tij në festën që organizoi për 30-vjetorin e lindjes, një përvjetor ky që e kaloi mes miqve më të mirë. Dy të dashuruarit u kapën mat në një bar pranë zonës së Liqenit Artificial, ku Çiljeta banon prej katër vitesh.

Gjatë kohës që qëndruan në këtë ambient publik, shkëmbenin puthje e ledhatime në kafe. Portieri i Partizanit dhe këngëtarja janë të dy prindër të vetëm të djemve të tyre.

Çiljeta mori kujdestarinë e djalit pas ndarjes nga partneri, ndërsa Albani po rrit vetë fëmijën, pasi bashkëshortja humbi jetën tragjikisht pas lindjes. Duket se ata tashmë ndihen familje e vërtetë dhe ceremonia e martesës do të jetë thjesht një festë private mes familjarëve dhe miqve./ Panorama plus

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pinknews

‘Ti vetëm m** di të bësh’/ Egla shërohet dhe nis menjëherë sulmet ndaj Romeos

Vijojnë debatet mes Eglës dhe Romeos. Dyshja kanë debatuar me tone të ashpra teksa ndodheshin në ambientet e jashtme të shtëpisë, në prani dhe të disa prej banorëve.

Romeo tha se ajo ka aleancë me Julin, ndërsa Egla i tha se kjo nuk është e vërtetë.

“O aleanca, zogu, shife xhaxhin këtu! Të të shpjegoj atë dorën tënde? Më tha se do kishte bërë të njëjtin veprim dhe më dha dorën. Ku është aleanca?”, i tha Egla.

“Ju tradhtoi trupi të dyve… ai ishte i gëzuar. Jeni aleat të dy me njëri-tjetrin”, tha Romeo.

 

 

Egla: O zog i vogël!

Romeo: Epo ky zogu vogël të mban në ajër

Egla: Unë të bëj një bajgë të madhe!

Romeo: Vetëm atë di të bësh. Vetëm m** di të bësh ti…. di të bësh gjë tjetër?

Continue Reading

Pinknews

“Një muhabet personal ma nxore kështu…”/ Çfarë sekreti i zbuloi Juli-Rozës?

Që prej mbrëmjes se kaluar marrëdhënia mes Julit dhe Rozës ka filluar të këtë krisje por ditën e sotme, dyshja ka vijuar të debatojë ashpër, duke arritur të ngrejë tonet me njëri-tjetrit.

Roza është e vendosur të mos jetë më nën hijen e Julit, mirëpo ky i fundit shprehet se po sillet si Rikja dhe do përfundojë si ajo, jashtë shtëpisë.

Juli: Mbas asaj që më the tek krevati që dua të godas dhe ty sepse dua t’i godas të gjithë. Kjo të nxjerr katastrofë

Roza: Ajo burrëria nga gjysma e lartë që diskutove, ti nuk po e tregon.

Juli: Ti nuk po ruan as marrëdhënien.

Roza: A e nxore muhabetin me shoqen time, tregoje tamam.

Juli: Tregoje ti se unë nuk e di.

Roza: Si je kështu more Juli? Një muhabet personal timin me Riken e nxjerr kështu? Një muhabet që unë e kam me shoqen time dhe ta them ty me mirëbesim?

Juli: E ke thënë para kamerave.

Roza: Lal çfarë po bën? Këshillën që ma jep mua Rikja, ti ma nxjerr këtu?

Juli: Po të nxjerr siç je Roza.

Continue Reading

Pinknews

Video/ Kiara lë spitalin, por kjo videon e Luizit me Lunën po ëmbëlson rrjetin

Kiara Tito dhe vogëlushja e saj kanë lënë spitalin.

Ish-banorja e Big Brother ka publikuar një video teksa në koridoret e spitalit shihet Luis Ejlli duke u larguar me të voglën në karrocë.

Bashkangjitur kësaj videoje, Kiara me humor ka shkruar: Koha që burri im të bëjë ecjen e ‘babait hot’.

Çifti u bekuan me fëmijën e tyre të parë, të cilës I vunë emrin Luna Mari Ejlli.

Continue Reading

Pinknews

‘Zogu të mban në ajër’/ Debat i ashpër mes Romeos dhe Eglës në “BBV3”

Egla Ceno dhe Romeo Veshaj kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin gjatë ditës së sotme në “BBV3”. Kjo ka nisur për shkak të vendimit që Egla si lidere mori në spektaklin e shkuar për të dërguar në nominim Heidin dhe Romeon.

Mirëpo asnjë prej banorëve në shtëpi nuk është në dijeni se asnjë prej tyre nuk do të dalë të shtunën. Për këtë Romeo dhe Egla kanë patur debate të ashpra më njëri-tjetrin ditën e sotme, teksa biseda e tyre ka agravuar duke kaluar në ofendime.

Romeo- Në 2024 nuk ka rastësi. Çdo gjë që ka ndodhur në këtë shtëpi ka ndodhur për një arsye. Po lërë zogun se me ato krahët e vogla ai të mban në ajër.

Egla- Unë të bëj një bajgë të madhe që të të mbajë ngrohtë e di ti.

Continue Reading

Pinknews

“Më the më GODIT në lojë”/ Krisje në miqësinë Juli-Roza

Pak kanë ngelur nga finalja e madhe në “Big Brother Vip” dhe duket se banorët po ndryshojnë strategjitë e lojës, për të fituar vëmendjen e publikut. Juli ka vendosur të ftohë raportin me një nga “aleatet” e tij, Rozën. Pas spektaklit të së martës, raporti i tyre nuk ka qenë më njësoj dhe debatet mes tyre kanë qenë të shpeshta. Ndërkohë ditën e sotme, teksa kanë qenë në oborr dyshja është përballur sërish, ku Juli e ka akuzuar Rozën se është interesaxhije.

Pjesë nga debati:

Juli: E ke bërë gabimin, e ke thënë para kamerave. Eshtë e regjistuar, më the ma mbaj lojën se dua të dal në pah, kemi ngelur 10 vetat e fundit dhe dua të të bie ty.

Roza: E ke prishur vetë i pari.

Juli: Po Roza, do ta mbaj lojën dhe po ta mbaj lojën prandaj edhe Romeo do habitet se do të dalë.

Ndërkohë ka hyrë edhe Erjola në këtë debat, ku është shprehur:

“Jo pra, se muhabetet mes shokëve nuk bëhen kështu”.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING