Kronike
E rëndë/ 14 vjeçarja përplaset nga motoçikleta, lëndohet në kokë
Një aksident është regjistruar në fshatin Shalës të Bashkisë Cërrik, ku një 14-vjeçare është përplasur nga një motoçikletë.
Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, e mitura, nxënëse e shkollës 9-vjeçare të zonës, është goditur nga motoçikleta teksa po lëvizte në zonë. Dyshohet se drejtuesi i mjetit po qarkullonte me shpejtësi në momentin e përplasjes.
Si pasojë e aksidentit, 14-vjeçarja ka marrë dëmtime në kokë dhe është transportuar për ndihmë mjekësore. Priten ekzaminimet e mëtejshme për të përcaktuar gjendjen e saj shëndetësore dhe shkallën e dëmtimeve.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur veprimet për dokumentimin e plotë të aksidentit. Vijojnë verifikimet për të përcaktuar dinamikën e ngjarjes, shkaqet dhe përgjegjësitë.