✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

SHQIPERIA NE EUROPE PARA 2030/ EURODEPUTETI: KILOMETRAT E FUNDIT TE MARATONES

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, e sheh anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian përpara fundit të kësaj dekade si një objektiv të realizueshëm.

Në një deklaratë, eurodeputeti austriak vlerëson përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit, duke veçuar veçanërisht reformën në drejtësi.

“Shumë nga pengesat kryesore në rrugën drejt anëtarësimit tashmë janë hequr dhe përparimi i Shqipërisë, veçanërisht në reformën në drejtësi, mund të shërbejë si shembull për vendet e tjera kandidate. Për këtë arsye, e shoh anëtarësimin në BE përpara fundit të kësaj dekade si një perspektivë realiste”, deklaroi Schieder.

Megjithatë, sipas tij, faza përfundimtare e procesit nuk duhet parë si një sprint, por si “kilometrat e fundit të një maratone”.

Në këtë fazë, Shqipërisë i mbetet punë për forcimin e sistemit social, të drejtave të punës dhe sindikatave, përmbushjen e standardeve mjedisore, si dhe luftën kundër korrupsionit.

Schieder thekson se integrimi evropian nuk duhet të mbetet vetëm një proces teknik, i matur me kapituj të hapur apo të mbyllur.

“Anëtarësimi në BE, në fund të fundit, nuk ka të bëjë me hapjen dhe mbylljen e kapitujve në letër. Ka të bëjë me garantimin që standardet evropiane të ndihen në jetën e përditshme të njerëzve”, tha raportuesi.

Advertisement