Bota
E gjithë bota sytë nga Britania, nesër nis vaksinimi kundër Covid-19
Britania e Madhe do të fillojë të martën vaksinimet kundër koronavirusit, më pak se një javë pasi u bë vendi i parë perëndimor që miratoi vaksinën kundër COVID-19.
Britanikët e autorizuan vaksinën e Pfizer dhe BioNTech për përdorim emergjent.
Vaksinimet do të fillojnë të martën në Angli, Uells dhe Skoci. Irlanda e Veriut tha se do të fillojë me administrimin e vaksinës në fillim të javës, por që nuk specifikoi edhe ditën.
Procesi i cili ndërlikohet nga nevoja për të ruajtur vaksinën e Pfizer/BioNTech në kushte të rrepta dhe injektimi i secilit person me nga dy doza, mes tre javë diferencë, do të monitorohet nga afër nga e gjithë bota.
Saffron Cordery, zëvendësshefi ekzekutiv i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar për Furnizime tha për Sky News të dielën se 50 qendra spitalore në të gjithë Anglinë i kishin marrë tashmë furnizimet.