Thinking ...
Connect with us

Kronike

TENTATIVË VRASJEJE/ Policia arreston 2 persona të rrezikshëm

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohen ose janë dënuar për vepra të rënda penale.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga është vënë një 39-vjeçar, ndaj të cilit Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në një tjetër rast, policia ka arrestuar një 31-vjeçar, ndaj të cilit ishte dhënë një dënim prej dy vitesh burgim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Pas arrestimit të dy personave, materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme, ndërsa autoritetet vijojnë procedurat ligjore për rastet përkatëse.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Personit dhe Pronës:

-në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, vunë në pranga shtetasin K. T., 39 vjeç, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, vunë në pranga shtetasin E. B., 31 vjeç, të dënuar me 2 vjet burgim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Advertisement