Connect with us

Bota

Thirrje për Klimën: Ellie Goulding dhe Emma Watson jane midis 300 femrave që kërkojnë të jenë pjesë e samitit të UN për klimën

COP26 do të jetë samiti më i madh që Mbretëria e Bashkuar ka pritur dhe shihet si ngjarja më domethënëse e klimës që nga Marrëveshja e Parisit në 2015
Këngëtarja Ellie dhe yjet e tjerë nënshkruan një letër për Qeverinë duke kërkuar që më shumë gra të jenë në pozicione drejtuese në ekipin britanik.
Ata pretendojnë se më pak se 25 përqind e ekipit aktual janë gra.
Fushata – e organizuar nga SHEChangesClimate(Ajo ndrryshon klimen) – i kërkon COP26 të mbështesë barazinë gjinore dhe të sigurojë që gratë të përfaqësohen në mënyrë të drejtë në ngjarjen në Glasgow në nëntor 2021.
Letra thotë: “Eshte e pakuptueshme që gjysma e planetit nuk përfaqësohet në ekipin e udhëheqjes së lartë”.
Thënia që mos theksojme zërin femrave në debat do të ishte një “hap prapa për drejtësinë klimatike dhe një dështim i përgjegjësisë për të mbledhur ekipin më të fortë”.
Letra shton se mungesa e diversitetit do të minojë besueshmërinë globale të Qeverisë për ndryshimet klimatike.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *