Kronike
Plagosja e 33 vjeçarit në këmbë, si ndodhi? Zbardhen detajet (EMRI)
Një 33-vjeçar nga Kosova është plagosur me armë zjarri në Tiranë, ndërsa Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Sipas informacionit paraprak zyrtar, shtetasi Gjenk Karabeg, 33 vjeç, është paraqitur rreth orës 14:35 në Spitalin e Traumës, për të marrë ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Egnatia”, pas një konflikti për motive të dobëta.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor ka nisur mbledhjen e provave dhe marrjen e dëshmive për të sqaruar dinamikën e konfliktit.
Aktualisht vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa hetuesit po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe zbardhjen e motivit të ngjarjes.