Kronike
Te shtëna në mes të ditës në Tiranë, një person qëllohet me plumb në këmbë
Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në zonën e Zogut të Zi në Tiranë, ku një shtetas kosovar është qëlluar në këmbë. I plagosuri është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe, sipas të dhënave paraprake, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të plagosjes. Grupi hetimor po administron pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja, me qëllim dokumentimin e lëvizjeve para dhe pas të shtënave.
Sipas burimeve, i plagosuri nuk ka dhënë informacion për grupin hetimor lidhur me rrethanat e ngjarjes apo personin që dyshohet se e ka qëlluar.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar motivin, autorin dhe dinamikën e plotë të plagosjes