Connect with us

Bota

Covid – Lajme të këqija nga dy vaksina të rëndësishme

Australi-Lajme të këqija nga dy vaksina të rëndësishme në luftën kundër koronavirusit, vaksina eksperimentale që po prodhohet nga gjigandët e farmaceutikës Sanofi dhe Glaxo Smith Kline ka treguar se nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme imunitare.

Reuters thotë se kjo është një goditje e rëndë në përpjekjet për të luftuar pandeminë.

Të dy kompanitë thanë se do të nisin vitin tjetër një tjetër studim me shpresën se deri në fund të vitit 2021 do kenë prodhuar një vaksinë efektive.

Ndërkohë një tjetër goditje vjen nga një vaksinë premtuese në Australi, ku testimet për këtë vaksinë u ndëprenë pasi vullnetarët që iu nënshtruan testit rezultuan pozitiv me AIDS.

Duke qënë se Australia kishte porositur 51 milionë doza nga vaksina që po prodhohej nga kompania CSL, tani po sheh mundësinë që të blejë vaksina nga prodhues të tjerë.

Por çfarë ku qëndron problemi me këtë vaksinë? Sipas BBC, nga vëzgimet e bëra tek vullnetarët që u testuan u vu re se ajo gjeneronte antitrupa për HIV/AIDS- çka do të thotë se vullnetarët në testim rezultonin se ishin të prekur nga SIDA. Por në testimet e mëtejshme u zbulua se ata nuk kishin prani të HIV/AIDS.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *