Ekonomi
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 0,7 % në 3-mujorin e tretë, prej shitjeve në sektorët e informatikës dhe farmaceutikës
Sipas të dhënave të INSTAT tregtia me pakicë u nxit nga shitjet jo të zakonta të pajisjeve informatike dhe kompjuterike dhe produkteve farmaceutike.
Në ndryshimin vjetor prej +0,7 %, në tremujorin e tretë 2020 ndaj tremujorit të tretë 2019, në tregtinë me pakicë, grupet kanë kontribuar Grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” ka kontribuar me + 0,1 pikë përqindje.
Grupi “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” me 1,9 pikë përqindje dhe grupi “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” me – 1,3 pikë përqindje.
Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e tretë 2020 është rritur me 3,0 %, kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2019.
Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve është rritur 0,2 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2019.
Volumi i shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 5,0 %, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.
Në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara”, volumi i shitjeve ka pësuar rënie me 4,8 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2019.
Në tremujorin e tretë 2020, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara”, është rritur me 9,9 %, krahasuar me tremujorin paraardhës.
Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, është ulur me 0,2 %, krahasuar me tremujorin paraardhës.
Volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në tregtinë me pakicë, për grupin “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur me 15,9 %, kundrejt tremujorit të mëparshëm.
Në grupin “Tregti me pakicë hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara”, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, është rritur 21,1 %, kundrejt tremujorit të dytë 2020.
Monitor/