Connect with us

Ekonomi

Programi për modernizmin e sektorit të ujit, grant 6.5 milionë euro nga Zvicra

Në dokumentin “Marrëveshja e Administrimit ndërmjet Konfederatës Zvicerane, e përfaqësuar nga Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike dhe Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim në lidhje me Programin Kombëtar të Modernizimit të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve” jepen edhe detajet.

“ Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim pranon që Konfederata Zvicerane , e përfaqësuar nga Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO) të Departamentit Federal të Çështjeve Ekonomike, Edukimit dhe Kërkimit (EAER) së bashku me Bankën  bien dakord pajtohet, në varësi të ndarjeve legjislative, për të siguruar shumën e shtatë milion Franga Zvicerane (7,000,000 CHF) (“Kontribut”) për Programin e Modernizmit të Sektorit të Ujësjellës-Kanalizimeve” thuhet në këtë marrëveshje.

Programi “Furnizimi kombëtar me ujë i Shqipërisë dhe modernizimi i sistemit të kanalizimeve” u hartuar nga qeveria një vit më parë dhe dorëzua tek Banka Botërore me kosto prej 862 milionë dollar. Faza e parë e zbatimit pritet që të nisë së shpejti dhe vetë Banka publikoi gjatë nëntorit disa dokumente ku thuhej se janë të paktën 135 milionë dollarë që do të shpenzohen në disa drejtime. Nga këto të paktën 75 milionë USD do të jepen nga BB dhe 60 milionë të tjera do të financohen nga qeveria.

Referuar vlerësimit mjedisor dhe social të programit BB nënvizon se janë tre fusha ku do të arrihen rezultate përmes këtij programi. E para është ajo për forcimin e kuadrit kombëtar që ndalet në aktivitetet dhe politikat për investimet publike në sektor. Forcimi i kuadrit do të përfshirë tre nivele institucionesh si Ministria e Infrastrukturës dhe Enegjisë, Enti Rregullator i Ujit dhe Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve. Në thelb do të synohet përmirësimi i kuadrit qeverisës të sektorit.

Monitor/

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *