Connect with us

Ekonomi

Shqiptarët po blejnë vetëm ushqime dhe ilaçe; Dobët gushti i turizmit, shtatori më i miri për shitjet me pakicë

Sipas të dhënave të detajuara të INSTAT, në korrik u shënua një rritje e lehtë e indeksit të vlerës së tregtisë me pakicë me bazë vjetore me 0.8%. në gusht, ky indeks shënoi një tkurrje prej 7.2% në raport me gushtin 2019, duke reflektuar turizmin më të dobët, sidomos si rrjedhojë e rënies së hyrjeve të të huajve, që nuk u arritën të kompensoheshin nga turistët vendas. Në shtator, shitjet u gjallëruan pas shumë muajsh, duke u rritur me 3.7%, të nxitura nga fillimi i vitit shkollor dhe ardhjet e turistëve nga Kosova.

Instat raportoi se në total, në tremujorin e tretë, volumi i tregtisë me pakicë në tremujorin e tretë të këtij viti shënoi rritje me 0.7 për qind me bazë vjetore.

Rritje e lartë e konsumit të ilaçeve, rekord në shtator

Burimi: INSTAT

Krahas ushqimeve, që janë produkti bazë për të cilin shpenzojnë familjet, pandemia e Covid-19 ka rritur ndjeshëm konsumin dhe blerjen e barnave në vend. Të dhënat e INSTAT tregojnë se rritja ishte më e fortë sidomos në shtator, (+24.5%), teksa vala e dytë e Covid-19 filloi të përshpejtohet, duke shënuar zgjerimin më të lartë nga të gjitha grupet e tjera, sipas aktivitetit ekonomik.

Një tendencë e tillë është konfirmuar dhe nga importet e produkteve farmaceutike që kanë shënuar rritje në shtator e tetor.

Mjekët dhe farmacistët pohojnë se ka pasur një rritje të lartë të konsumit të vitaminave, kryesisht C dhe D, antibiotikëve, të produkteve qetësuese që kanë përdorur të prekurit me Covid-19, si dhe të serumeve, kortizonikëve, antikoagulantëve.

Korriku, fillon gjallërimi i shitjeve

Sipas të dhënave të detajuara të INSTAT për tregtinë me pakicë, indekset e vlerës sipas aktivitetit ekonomik, treguan se në korrik, shitjet në total u rritën lehtë me vetëm 0.8%, pasi ishin gjallëruar disi në qershor (+6.6), që ishte muaji i parë pas daljes nga karantina dhe u kompensua deri diku nga shitjet e munguara të marsit dhe prill ku tregti me pakicë ra përkatësisht me -22% dhe -27.6% .

Në korrik, shitjet e ushqimeve, si një dyqanet e lagjes, ashtu dhe në njësitë tregtare të specializuara shënuan një rritje përkatësisht me 6% dhe 8%. Rritje të lehtë, shënoi dhe grupi “Veshje, këpucë dhe artikuj prej lëkure”, me 3%.

Shitjet e pajisjeve kompjuterike vijuar tendencën rritëse (+10%), të konstatuar që në periudhën e pandemisë, për shkak të kalimit të punës online.

Në korrik, vijoi me tkurrje konsumi i karburanteve (-13.3%) dhe Libra, gazeta, artikuj shkollor, produkte të argëtimit (-13.3%),

Gusht, mungesa e turistëve dobësoi konsumin

Gushti është një nga muajt me konsumin më të lartë për shkak të ndikimit të turistëve dhe të emigrantëve, që rrisin blerjet e produkteve të ndryshme, ushqimeve, karburantit etj. Por këtë vit, teksa numri i hyrjeve të shtetave të huaj që hynë në vend ra me 63% (ose gati 1 milion persona më pak), tregtia me pakicë shënoi një rënie prej 7.2%.

Pothuajse të gjita grupet ishin me rënie në gusht, me përjashtim të produkteve farmaceutike e mjekësore, indeksi i vlerës së të cilave u rrit me 10.7% me bazë vjetore.

Tregtia me pakicë e karburanteve ra me 21%, ndërsa dhe shitjet e Pajisjeve kompjuterike, informatike shënuan një tkurrje të forët me 14.3%.

Shtator, shkolla dhe turistët e Kosovës rrisin konsumin

Në shtator konsumi i gjallërua lehtë, si rrjedhojë e fillimit të shkollës, me shitjet e “Libra, gazeta, artikuj shkollor, produkte të argëtimit”, që u zgjeruan me 23.2%, ndërsa dhe dyqanet e vogla raportuan rritje si për produktet ushqimore, ashtu dhe ato jo ushqimore, i nxitur dhe nga turistët nga Kosova, që në shtator u rritën me 44% në krahasim me të njëjëtn periudhë të një viti më parë. Konsumi i karburanteve vijoi rënien, por me ritme më të ngadalta (-7.5). Ashtu si në gusht u shitën më pak oajisje kompjuterike (-7.2), ndërsa konsumi i produkteve farmaceutike arriti rekordin (+24.5%).

Monitor/

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *