Ekonomi
Vetëm tregtia rimëkëmbet në tremujorin e tretë, në rënie të fortë transporti, hotelet, baret e agjencitë e udhëtimit
Ndërsa sektorët që janë të lidhur direkt me turizmin dhe udhëtimet vijuan me ritmet e rënies dyshifrore, ndonëse me ritme më të ulëta në krahasim me tremujorin e dytë, kur vendi ishte në karantinë.
INSTAT ka publikuar statistikat afatshkurtra në sektorin e shërbimeve, të cilat janë treguesi më i hershëm i prodhimit të brendshëm bruto dhe sinjalizojnë që shërbimet, që kanë një peshë mbi 10% të PBB-së kanë vijuar me rënie. Më e fortë ishte rënia e indeksit të shitjeve neto në volum për agjencitë e udhëtimit (-57%), transportet (-37%), hotelet (-34%), baret e restorantet (-24%),
Rritja mund të udhëhiqet vetëm nga tregtia, e cila zë rreth 11% të PBB-së.
Vetëm tregtia raporton rritje të punësimit dhe pagave, ndërsa në sektorët e tjerë këta tregues ishin në rënie dy shifrore.
Vetëm tregtia me rritje
Indekset e treguesve në aktivitetin Tregti, e cila përfshin tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, në tremujorin e tretë2020, paraqiten si më poshtë:
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 3,0%,krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,2%,krahasuarme të njëjtën periudhë të një viti më parë
;Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje3,2%,krahasuar me tremujorin e tretë2019
Transporti tkurret me 37.2%
Indekset e treguesve në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, i cili përfshin transportin Hekurudhor të mallrave, Detar, Ajror, Magazinimin dhe aktivitetin Postar, në tremujorin e tretë2020, paraqiten si më poshtë:
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 37,2%,krahasuar me tremujorin etretë2019
;Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 0,9%,krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie15,0 %,krahasuar me tremujorin e tretë 2019.
Mungesa e turistëve, ul shitjet e hoteleve me 34%
Indekset e treguesve në aktivitetin Hotele, në tremujorin etretë2020, paraqiten si më poshtë:
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 34,4%,krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 27,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie 25,7%, krahasuar me tremujorin e tretë 2019.
Baret dhe restorantet, frekuentimi bie 24%
Indekset e treguesve në aktivitetin Bar-Restorante, në tremujorin e tretë 2020, paraqiten si më poshtë:
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie24,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 24,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie22,8%, krahasuar me tremujorin e tretë 2019.
Komunikacioni ruan nivelet e një viti më parë
Indekset e treguesve në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, i cili përfshin aktivitetin e Publikimit, Telekomunikacionit si dhe shërbimet e Teknologjisë së Informacionit, në tremujorin e tretë2020, paraqiten si më poshtë:
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 0,4%, krahasuar me tremujorin e tretë2019;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 2,8%,krahasuarme të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie 0,4%, krahasuar me tremujorin e tretë 2019.
Agjencitë e udhëtimit nuk kanë më punë, tkurrje 57%
Indekset e treguesve në aktivitetin Agjenci udhëtimi, në tremujorin e tretë2020, paraqiten si më poshtë:
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie56,9%, krahasuar me tremujorin etretë2019;Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie26,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë
Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie23,6%, krahasuar me tremujorin e tretë 2019.
Bien dhe aktivitetet inxhinierike
Indekset e treguesve në aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike, në tremujorin e tretë 2020, paraqiten si më poshtë:
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie18,9%,krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rrënie1,2%,krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie0,6 %,krahasuar me tremujorin e tretë2019.
Monitor/