Connect with us

Ekonomi

Pagat dhe punësimi në hotele, bare dhe agjencitë e udhëtimit janë ulur deri në 50% në 3-mujorin e tretë

 

Treguesit e punësimit dhe pagave shënuan rënie dyshifrore në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2019.

Të dhënat e INSTAT tregojnë në gjatë gusht -shtator, indeksi i punësimit në hotele shënoi rënie vjetore me 51.6 për qind. Në nivele pak a shumë të ngjashme ra edhe indeksi i pagave për të njëjtën periudhe me (-55.2 %).

Pas hoteleve rënia është fortë në paga dhe punësim për baret dhe restorantet. Gjatë tremujorit të tretë fondi i pagave u tkurr me rreth 45 për qind në këto biznese, ndërsa punësimi u tkurr me 40.7 për qind.

Agjencitë e Udhëtimit gjithashtu panë rënie të lartë si të fondit të pagave dhe punësimit përkatësisht me 41.2 dhe 40.2 për qind në raport me tremujorin e tretë 2019.

Sektori i transportit gjithashtu ka shfaqur dobësi në tremujorin e tretë. Të dhënat e INSTAT raportojnë se, punësimi dhe pagat në këtë sektor janë tkurrur përkatësisht me 15 dhe 20 për qind.

Sektori i shërbimeve dhe i transportit janë goditur më së shumti nga kriza pandemike, si pasojë kufizimeve në lëvizje sidomos me jashtë vendit dhe rënies së turistëve të huaj. Për 9 mujorin, hyrjet e të huajve në vend ranë me 61%, ose rreth 3.3 milionë turistë më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pjesa më e madhe e tyre anuloi prenotimet e verës, për shkak të zgjatjes së pandemisë, duke shkakruar humbje të mëdha për hotelet e agjencitë turistike, por edhe duke ndikuar në tkurrjen e konsumit në vend. Të dhënat e tjera të INSTAT treguan se në gusht,  tregtia me pakicë shënoi një rënie prej 7.2%.

Pas shërbimeve, industria ka shfaqur dobësitë më të mëdha në punësim dhe në paga. Në tremujorin e tretë indeksi i punësimit dhe pagave kanë rënë me 12 dhe 11 për qind në të njëjtën periudhë.

Në tremujorin e tretë sektori i TIK nuk mundi të mbajë ritmet e rritjes që u shfaqen gjatë kufizimeve të para, dukë pësuar rënie vjetore si në indeksin e pagave dhe atë punësimit me përkatësisht me 0.4 dhe 3 për qind. Aktivitetet e teknologjisë së informacionet dhe ato të lidhura me shitjet e ushqimeve ishin të vetmet që shënuan rritje gjatë periudhës pandemike që përkoi më së shumti me tremujorin e dytë të vitit.

Në tremujorin e tretë fondi i pagave ka ardhur me rritje vetëm në sektorin e prodhimit, prodhimit të energjisë dhe tregtisë dhe riparimit të automjeteve përkatësisht me 19, 14.7 dhe 3.8 për qind në raport me tremujorin e tretë të vitit 2019.

Rritje të indeksit të punësimit raportoi vetëm sektori publik ujit dhe përpunimit të mbetjeve me 7.3 për qind pikë dhe nga sektori privat ndërtimi me 3.7 për qind dhe tregtia dhe riparimi i automjeteve me 2.5 pikë përqindje.

Ndërtimi është sektori që ka shënuar ecurinë më të mirë në tremujorin e tretë, duke raportuar një rritje të volumit të shitjeve me 16%./ B.Hoxha

Burimi: INSTAT

Monitor/
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *