Connect with us

Aktualitet

Gabimi njerëzor që zbuloi 119 kg kokainë, pronari priste banane por…

Eshte zbuluar mënyra se si policia ka rënë në gjurmët e 119 kilogramëve kokainë që erdhi nga Ekuadori dhe u fut në Shqipëri. Burime koenfidenciale kanë rrëfyer për Dosja.al se ka qenë vetë pronari i kompanisë që merret me importin e frutave nga Amerika latine ai që ka konstatuar lëndën narkotike

Personi në fjalë ka vënë re kokainën teksa nga konteineri shkarkoheshin bananet. Ai pa se në shumë kuti që duhet të ishin të mbushura me fruta, në fakt kishte pako me drogë. Në këtë çast, biznesmeni ka telefonuar policinë dhe ka kërkuar që efektivët të paraqiteshin pranë urës së Beshirit në Vaqarr të Tiranës dhe të tërhiqnin drogën.

Lënda narkotike është konfiskuar dhe siç duket ka qenë vetëm një gabim njerëzor e ngatërresa e konteinerit ajo që ka bërë që droga të bjerë në duart e policisë së Shtetit. Nëse këta të fundit do të kishin ndonjë meritë, kokaina do të ishte sekuestruar që në Portin e Durrësit.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *