Shkrime
“SPAK përpëlitet kot, të fillojë punën për ndalimin, hetimin dhe arrestimin e Edi Ramës”
Një tërmet i vërtetë politik dhe ekonomik pritet të tronditë vendin pas zhvillimeve të fundit rreth Portit të Durrësit.
Tërheqja e papritur e investitorit strategjik të qeverisë, Alabbar, dhe deklarata e tij e fortë se “bëri gabim që tentoi të investonte në Shqipëri”, ka nxjerrë në dritë atë që po cilësohet nga opozita si afera më e rëndë korruptive në 35 vitet e fundit.
Sipas Petrit Vasilit, skema tregon se investitori i famshëm strategjik do të investonte vetëm 3.4% të vlerës, rreth 65 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër e kostove mendohet se do të mbulohej nga shitjet në ajër, një praktikë e njohur e viteve ’90 e ndërtimit të pallateve përmes parave të vetë qytetarëve. Humbjet për shtetin shqiptar llogariten kolosale, duke përfshirë edhe refuzimin e fondeve evropiane të akredituara për modernizimin e portit si dhe prishjen e koncesioneve ekzistuese.
Të gjithë sytë tani janë kthyer nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Përballë një dëmi kaq gjigant, mosveprimi i drejtësisë ngre pikëpyetje të mëdha. Akuzat bien drejtpërdrejt mbi zyrtarët më të lartë të qeverisë, përfshirë Kryeministrin, ndaj të cilit kërkohet nisja e menjëhershme e hetimeve dhe arrestimi. Nëse institucionet e drejtësisë nuk veprojnë shpejt dhe me vendosmëri, rrezikojnë të bëhen bashkëpunëtorë në këtë gropë gjigante korruptive. Kjo konsiderohet si një provë zjarri për sistemin e ri, i cili duhet të dëshmojë se nuk ka persona të paprekshëm përballë fakteve flagrante të shpërdorimit dhe pastrimit të parave.
Po sigurisht është fundi i një afere, vërtet një afere të tmerrshme. Një aferë që ka të bëjë me miliarda euro dhe kjo duhet të jetë shumë e qartë për të gjithë. Besoj është afera më e rëndë me të cilën është përballur Shqipëria në absolut, jo në 35 vjet, por edhe më larg se kaq. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Praktikisht Shqipëria sot është thuajse pa port. Për shkak të kësaj afere mafioze.
Së dyti mos harrojmë që iu falën miliona euro taksa, iu falën gati 1 milion metër katror terren, apo jo? Është parashikuar sigurisht do të paguhen para për shpronësimet e bëra në atë zonë. Nuk dihet tashmë se ç’do të ndodhë më me portin e Durrësit. Ju e dini që u përfshinë shifra nga më të çuditshmet, bile e keni dëgjuar që nga një port i Durrësit i cili do të bëhej vetëm me një pjesë të parave nga qeveria, që dhe ato do të paguheshin nga porti detar, rezultuan të gjitha tashmë që do t’i bënte qeveria. Dëgjuam dhe që NATO ishte shumë e interesuar për portin dhe do merrte pjesë ajo në ndërtimin, po asgjë nga kjo nuk ndodhi. Pra, janë formësuar një pafundësi mashtrimesh, të cilat nuk kishin si të ishin ndryshe, sepse e gjithë kjo aferë e madhe iu besua disa kompanive të regjistruara në Ishujt Kajman dhe ku ju e mbani mend më së miri që kjo përbënte një shqetësim shumë të madh dhe për Evropën.
Ishin kompanitë të gjitha, dhe Ishujt Kajman janë në listën gri, në listën e errët të Bashkimit Evropian, dhe njëkohësisht pati një shkelje flagrante, të dhunshme të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit nga qeveria shqiptare, ndërkohë që Shqipëria është vend kandidat dhe pretendon të eci përpara në rrugën e anëtarësimit evropian. Në tërësinë e saj, përfshi këtu dhe ngjarjen shumë të rëndë të zbuluar pikërisht nga televizioni juaj të atyre pak ndertesave që ato zhyteshin në një terren të paqëndrueshëm, pra bëhet fjalë për një aferë që në çdo pikëpamje që ta kapësh është vërtet një aferë më e rënda dhe së bashku me këtë bashkëjeton edhe momenti më i rëndë i SPAK-ut, i cili përballë një afere të tillë të frikshme, pasi bëhet fjalë jemi në rendin e miliarda eurove, nuk ka bërë absolutisht asgjë. Sepse për këtë aferë, për të gjithë mashtrimet, shpërdorimet e qindra milionë eurove të tjera, SPAK duhet të kishte filluar punën prej kohësh me ndalimin, hetimin dhe arrestimin e Edi Ramës.
Tani, të thotë çfarë të dojë Edi Rama, afera është aty. Është në sytë e të gjithëve. Shpërdorimi, grabitja, vjedhja, shpërdorimi, pastrimi i parave, vini emrin çfarë të doni, është aty. Medemek investitori strategjik doli haptas se çfarë ishte dhe gjithçka që opozita shqiptare e bazuar në fakte, jo në politikë, ka denoncuar një për një, është verifikuar një për një. Vepron apo nuk vepron SPAK, kjo rëndon shumë e më shumë Sepse iluzioni se një aferë e tillë mbyllet, është një iluzion i pamundur në këtë jetë dhe në atë jetë. Sepse hataja, dëmi, ajo gropë gjigande korruptive është atje e hapur dhe patjetër fajtorët do t’i marrë brenda. Nuk e shpëton dot njeri. Sepse thashë, të gjitha shifrat që unë ju referova juve, janë shifra që nuk i lëviz dot njeri, janë aty. Miliardat, të gjitha shpërdorimi, dhe mbani mend, bile, se si e kaluan këtë aferën që e kaluan dhe në parlament, edhe parlamenti është i inkriminuar deri në fyt me këtë dhe do t’i kishte thënë ndal me kohë. Investitori i famshëm strategjik do të investonte 3.4% të vlerës, që në atë kohë bënin 65 milionë euro, një shifër që edhe bizneset e mesme të larta shqiptare i zotërojnë pa asnjë problem, sepse të tjerat do t’i bënte të gjitha me tulla e llaç si pallatet që bëheshin në fillim të viteve ’91, ku s’kishte lekë, si hapeshin ato gropat e pastaj e paguanin qytetarët e iknin më lart.
Pra e gjithë një skemë edhe si skemë pastrimi shumë e trashë, por i solli një dëm të tmerrshëm strategjik Shqipërisë. Portin më të rëndësishëm që ajo ka, jo për veten, po ishte i rëndësishëm dhe për pozicionin që kishte, dhe si porta hyrëse e Korridorit 8 e të tjera, e la Shqipërinë pas dy mijë e ca vjetësh, pa port, në kuptimin më të plotë të fjalës. Veç kësaj mos harrojmë, sepse faktet janë njëra pas tjetrës, duhet të kujtojmë dhe gjithë ato miliona euro që i refuzoi Bashkimit Evropian, të akredituara për ta modernizuar portin, për ta bërë gjithmonë e më funksional e për t’i zgjeruar kapacitetet duke u kthyer mbrapsht. Këto këtu dhe koncesionet e shumta të prishura që funksiononin në port, pra një dëm, që unë vetë kam arritur të llogaris deri në 5 miliardë euro. Një hetim i mirë nuk e dimë se ku shkon. Pra të them prapë, t’i kthehem pyetjes suaj. SPAK-u përpëlitet kot. Përveç se do t’i marrë Edi Rama me vete, do bënin mirë të vepronin që të paktën të shkojë ai fajtori që e ka dhe që quhet Edi Rama, mos t’i marrë dhe ata me vete.