Politike
“Disa mësues të shkollave fillore në Kombinat të infektuar me Covid 19”
Covid 19 në shkollat e Kombinatit dhe Ministria e Arsimit nuk merr asnjë masë, por të gjitha instancat mundohen ta fshehin duke rrezikuar shëndetin e nxënësve, mësuesve të tjera dhe familjarëve të tyre.
I bëj thirrje ISHP të reagoj dhe të marri masat e nevojshme për mos kthimin në vatër infektimi për banorët e Kombinatit.
Konkretisht nga të dhënat që dega 6 e Partisë Demokratike ka marr nga interesimi i vazhdueshëm me prindërit, mësuesit dhe vetë nxënësit rezulton se:
Në Shkollën 9-vjecare “Shyqyri Peza” janë të infektuar 4 mësues. Në shkollën e mesme “Myslym Keta” një klasë është e karantinuar. Një mësues matematike dhe një mesuese fiskulture janë të infektuar dhe deri më tani nuk janë zëvendësuar.
Drejtuesit që urdhërojnë heshtjen duhet të shkarkohen e të hetohen.
Zgjidhja afatgjatë është ajo e ofruar nga Partia Demokratike që vazhdojnë me paaftësinë dhe moskokëcarjen për tju shërbyer njerëzve ta injorojnë:
Sigurimi i kushteve higjeno – sanitare të domosdoshme për në kohë pandemie e në reapektim të protokollit të sigurisë
Sigurimi i mjeteve mbrojtëse falas për mësuesit e për nxënësit (maska, dezinfektantë).
Desinfektimi i shpeshtë, të cdo shkolle, sic edhe protokolli i sigurisë e kërkon.
Testimin serologjik dhe testimin periodik me tampon për të gjithë mësuesit në të gjithë vendin;
Cdo ditë e vonuar nga zbatimi i këtyre masave është kosto për qytetarët.