Politike
Komentet fyese / Shpërthen sekretari i Bashës: Nuk ka horr apo bandit që më tremb!
TIRANË – Sekretari i ri për Pushtetin Vendor në Partinë Demokratike, Roland Bejko ka qenë tepër i ashpër në reagimin e tij ndaj fyerjeve që kanë ardhur në adresë të tij për shkak të qëndrimeve politike.
Përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’, Bejko shkruan se komentet fyese që do të vijnë në faqen e tij, do të marrin mbrapsht reston që meritojnë. Mes të tjerash ai pohon se këto fyerje vijnë nga persona që janë mbështetës të ish-kryeministrit Berisha.
POSTIMI I ROLAND BEJKOS:
Kushdo me emrin e vet a anonim qoftë që bën komente fyese në faqen time, do marrë mbrapsht reston me gjithë fjalorin e mundshëm nga ana ime, pra çdo fjalë që përmban fjalori i shqipes. Dhe kjo do jetë më e pakta. Nuk ka bir kurve që më tremb! Përkundrazi, po më bindni që së pari nuk e kam dit që rrotull njerëzve të.pushtetshëm në PD paskan pas pranë vetes kaq shumë llum, horra, banditë dhe kriptokunistë. Së dyti, nuk ma merrte mendja që Sali Berusha të kish kaq shumë fuqi që ta thithte të gjithë këtë llum pas vetes. Së treti, ndjesë shqiptarëve që janë përtej PD-së se këtë llum që ka shpërthyer si diare lope rrugëve të atdheut, përpak sa nuk ua bëmë peshqesh në qeverisje. Pra nuk do ndodhte gjë tjetër, veçse do tu hiqnim një kategori llumi, për ta zëvendësuar me kopjen e llumit. Shqiprarët u treguan vet të zgjuar, zgjodhën të mbanin në pushtet llumin origjinal. Edhe një herë, siç i thonë shqiptarçe, kushdo që shan e fyen pse unë nuk jam dakord që PD të drejtohet nga Sali Berisha do marrë reston që i takon.