Aktualitet
Realizohet për herë të parë ,metoda e re e impiantit koklear për fëmijët me aftësi të kufizuara
Një lajm fantastik për fëmijët me nevoja të veçanta. Realizohet për herë të parë me sukses implanti koklear për fëmijët që nuk dëgjojnë, në strukturat publike, FALAS, me financim 100% nga shteti.
Ministrja Manastirliu në QSUT, me ekipin e mjekëve që realizuan ndërhyrjet delikate tek 5 fëmijë të vegjël, të cilëve do t’u kthehet dëgjimi dhe do të integrohen plotësisht në jetën shoqërore.
Ndërhyrja dhe aparatura e kushtueshme do të rimbursohet nga shteti çdo vit.