Connect with us

Aktualitet

Në pranga 9 efektivë të policisë, 4 shtetas të tjerë nën hetim për vepra të ndryshme penale

Bien në prangat e policisë 9 shtetas dhe procedohen penalisht 4 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë kanë evidentuar dhe goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Pas informacioneve të marra në rrugë operative, është organizuar puna dhe si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi R. T., 22 vjeç dhe janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit I. S., E. D., A. S. dhe A. G. Shërbimet e Policisë e kanë konstatuar shtetasin R. T., poshtë një pallati në zonën e Laprakës, duke i shitur lëndë narkotike shtetasve I. S., E. D., A. S. dhe A. G. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit R. T., Policia gjeti dhe sekuestroi doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një shumë të konsiderueshme parash të përfituara nga kjo veprimtari kriminale dhe 2 aparate celular.

Po nga seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. M., 26 vjeç, pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit palestinez I. H., 21 vjeç, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), një shtetas të mitur 17-vjeçar (maroken).

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

R. L., 36 vjeç, A. P., 45 vjeç, A. K., 44 vjeç, F. R., 43 vjeç dhe B. H., 44 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

E. T., 44 vjeç, pasi në Rrugën e Durrësit ka aksidentuar motorin me drejtues shtetasin H. B., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *