Politike
Abilekaj për zgjedhjet në PD: Të gjithë “yes men” kryetarit, u linçua kushdo që doli kundër
Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emision debatoi me deputetin e PD-së, Saimir Korreshi, për zgjedhjen e kreut të PD-së të shtunën, ku kandidat i vetëm është Sali Berisha. Abilekaj e drejtoi gishtin te grupimi i Korreshit që u ribashkua me grupin e Berishës, duke premtuar se do të ishin bashkë në diversitet, por më pas u bënë të bindur të kryetarit, duke mos nxjerrë një kandidat përballë kryetarit aktual.
Pjesë nga biseda
Abilekaj: Unë i kam problem këto deklarata se ju zoti Korreshi jeni bashkuar në diversitet me grupin e zotit Berisha dhe ju keni marrë përsipër të jeni diversiteti. Të jeni alternativa, mendimi ndryshe, ju duhet të nxirrni një kandidat, që të kishte zgjidhje të tjera dhe të përfaqësohej me një fraksion dhe kjo është detyrim për ju, jo dëshirë. Është detyrim për ju dhe mbëeshtetësit që ju keni. Sepse ju u thatë mbështetësve që po bahkohemi në diversitet. Nuk u thatë se do të shkrihemi dhe do të bëhemi një me Sali Berishën dhe do të jemi “yes menë”t e tij.
Ju nuk thatë se do të bashkoheshit me Sali Berishën ku fjala e Saliut është urdhër dhe të linçonit një njeri që nuk e do Berisha dhe i turremi të gjithë dhe e shpallim armik. Ju thatë që do të bashkohemi në mënyrë demokratike. Kandidati i grupimit tuaj ishte detyrim që ajo parti të funksionojë si forcë unike, sepse ata njerëz që janë atje dhe që nuk e besojnë Saliun, por ju besuan juve, janë sot të papërfaqësuar në këto zgjedhje.
Korreshi: Tani ma beso një gjë. Unë kam qenë konsistent në gjërat e mia dhe kam dashur që pjesën e PD-së të mos e nxjerr në ekran. Unë flas pa teklif në grupin parlamentar dhe flas edhe kundër Sali Berishës.