Connect with us

Politike

Abilekaj tregon se si do të fitojë Rama zgjedhjet e vitit 2029

Analisti Enton Abilekaj, deklaroi se Edi Rama po bën gati fitoren në zgjedhjet e vitit 2029, duke nisur nga reforma e re territoriale dhe me lëvizjet e drejtuesve

“Rama po monton strukturë elektorale për zgjedhjet e vitit 2029. Ka reformën territoriale që duhet të bëjë. Ka të qartë se si do të bëjë me numrin e deputetëve. E ka të qartë që këto nuk do të zgjidhen me PD-në, por me referendum.

Me censin e kemi parë, Tirana është 1/3 e popullsisë, praktikisht duhet të ketë 1/3 e numrit të deputetëve. Blindoi Tiranën, pasi nëse do të kemi 100 deputetë, Tirana duhet të ketë 33 deputetë. Pastaj puna e forumeve është show. Heq Elisën nga drejtuese, i bën të gjitha vetë, ka një sekretar të përgjithshëm, që e çon në Durrës. Heq Elisën, sekretari përgjithshëm s’di gjë. Del sekretari dhe thotë do të fitojmë 100% të bashkive.

Eshtë partia shtet, mënyra si marrin votat”- tha Abilekaj.

Advertisement