Connect with us

Kronike

AKSIDENT ME 1 VIKTIME NE AKSIN FIER-VLORE

Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë natës në autostradën Vlorë-Fier pranë fshatit Novoselë ku për pasojë ka ndërruar jetë Albi Hoxha 24 vjeç.

I riu po drejtonte me një automjet me tagra AB009GN dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Ai është gjetur pa shenja jete 30 metra larg nga pika e goditjes.

Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa po kërkohet informacion e po kontrollohet nëse Albi Hoxha ka qenë i shoqëruar me të tjerë persona në makinë.

Lajmi në përditësim…

Advertisement