Connect with us

Aktualitet

Alarm ushqimor/ AKU: Mos e konsumoni këtë sallam, kthejeni menjëherë

Një alarm për sigurinë ushqimore prek edhe tregun shqiptar. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u ka bërë thirrje konsumatorëve të mos konsumojnë një lot të sallamit Galbanetto, pas një sinjalizimi të ardhur nga sistemi europian i alarmit të shpejtë RASFF.

Bëhet fjalë për produktin “SALAME GALBANETTO G230 c.a”, për të cilin është ngritur dyshimi për prani të një trupi të huaj në produkt.

Sipas të dhënave të publikuara, produkti që prek tregun shqiptar është:

Produkti: Salame Galbanetto G230 c.a
LOT: L264173
Skadenca: 23/10/2026
Kategoria: Mish dhe nënprodukte
Importues: Conad Albania
Vendi që ka dhënë alarmin: Itali

Rasti është klasifikuar në njoftimin e raportuar nga AKU me nivel serioz risku, ndërsa konsumatorëve që e kanë blerë produktin u kërkohet të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë në pikën e shitjes.

Alarmi nuk është vetëm shqiptar. Në Itali është kryer tërheqje për sallamin Galbanetto të markës Galbani për shkak të pranisë së mundshme të trupave të huaj. Atje janë identifikuar dy lote, L264173 dhe L265173, me afate ruajtjeje respektivisht 23 dhe 24 tetor 2026.

Rasti rikthen në vëmendje një nga çështjet më të ndjeshme për konsumatorët shqiptarë: sa shpejt mbërrijnë alarmet ndërkombëtare të ushqimit në Shqipëri dhe sa efektivisht hiqen produktet problematike nga raftet?

 

Advertisement